Balluku i kthehet Tabakut: PS nuk është në batak si partia juaj

Seanca plenare e ditës së sotme ka vijuar me debate mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe zv kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Tabakut qeveria nuk po mbron qytetarët me çmimet e energjisë elektrike dhe se ERE duhet të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.

Por, pas kësaj deklarate menjëherë i është përgjigjur Balluku, e cila vuri theksin tek vota e qytetarit duke thënë se ajo është “arma” që tregon besimin e qytetarëve dhe punën e madhe që po bën PS. Më tej ajo ka theksuar se as ERE dhe as qeveria nuk kanë shkelur asnjë parim dhe se shtyrja e fashës së re u bë për shkak të kushteve të mira hidrike.

“Nëse qeveria vendos të mbrojë qeverinë dhe mos të aplikojë çmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por, ERE e ka lënë në fuqi çmimin e vetë deri në 31 dhjetor. Të flisni ju për drejtësi që i mbani gjyqtarët në zyrat tuaja pastaj i nxirrni për të drejtën tuaj. Sa i përket PS, nuk ka qenë ndonjëherë dhe s’është në batak. PS votohet maksimalisht për punën e madhe, mburojën sociale energjitike dhe gjithçka tjetër. Sa i përket batakut tuaj ne nuk merremi se s’kemi kohë ju mund ta zgjidhni me veten tuaj”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *