Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur kërkesës së deputetit Nasip Naço për investimet në rrugë, nga Poliçani në Skrapar.
Balluku tha se interpelanca në Kuvend ishte e duhur dhe se qeveria duke nisur nga viti 2023 do t’i kushtojë një vëmendje kujdes mirëmbajtjes dhe rënies së rrugëve, fenomen që ka ndodhur gjithmonë në këtë aks.
“Interpelanca e kërkuar për investimin në infrastrukturë në Skrapar është një interpelancë e duhur. Ne jemi shumë të gatshëm që t’ju japim dokumentacionin e duhur për projektet që janë në vazhdim ose do të zhvillojmë në 2023. Viti 2023 do të jetë një vit që na vë para një sfide shumë të madhe. E para është siguria energjetike dhe e dyta është mbrojtja kibernetike. Duke pasur parasysh dhe gjithë krizën ekonomike që bota po kalon për sa i përket inflacionit duhet pasur parasysh që është një vit me një buxhet konservator që ka tendencën të mbështesë të gjitha paketat sociale.
Jo se investimet do t’i lëmë pas dore, por peshën më të madhe do ta çojmë aty ku është nevoja, aty ku kjo krizë na detyron. Duhet pasur parasysh që jemi në sezonin e vjeshtës dhe sasi e reshjeve për energjinë fillon e shtohet. Nga ana e kompanisë kontraktore do fillojë t’i kushtohet kujdes mirëmbajtjes dhe rënies së rrugëve, fenomen që ka ndodhur gjithmonë në këtë aks. Deri në vitin 2022 ka planifikuar që në këtë aks të përfundojë punimet e ndërhyrjes me 5 mijë metër asfaltime, instalimin e mbrojtëseve anësore metalike”, tha ai.