Balluku nga Samiti Digjital: Të ulen tarifat ROMING mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Prishtinë.

Balluku tha se teknologjia është e domosdoshme në çdo sektor ndaj dhe vendi duhet të përparojë.

Sakaq theksoi se tarifat ROMING mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të ulen.

“Teknologjia ofron vlera në çdo sektor ndaj duhet të përparojmë. Vlerësojmë nisjen e dialogut rregullator me BE. Të përpiqemi për të ulur tarifat ROMINING mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Prek qytetarët dhe xhepat e tyre, ndaj ata do ta vlerësojnë. Ne dëshmuan ndikimin e ROMING falas. Qeveria ka nisur një reformë për transformimin dixhital, mbi 1200 shërbime publike ofrohen online.  Në 2014 kjo përqindje ishin 1%. Kemi sot 2.7 milionë shqiptarë si përdorues të këtyre shërbimeve. Në total ne i kemi shpëtuar qytetarëve shqiptarë më shumë 990 vite kohë radhë nga sportelet. U kemi kursyer 9 milionë euro shërbime me anë të dokumenteve elektronike që lëshohen pa kosto.

Shërbimi online shmang korruptimin në sportele”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *