Belinda Balluku thotë se nuk ka ndërmend të kandidoj për bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Balluku u shpreh se bashkia e Tiranës nuk ka pse të zëvendësohet fare pasi është një bashki e drejtuar në mënyrë të suksesshme nga Erion Veliaj.
Ministrja e vlerësoi si të shkëlqyer punën e kryebashkiakut Veliaj teksa zbuloi edhe lidhjen përtej politikës me të.
“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme. Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet, Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.