Balluku: Nuk do lejojmë të vidhet energjia, task forca do të monitorojë në çdo vend

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke folur për krizën energjitike në vendin tonë, ajo ka njoftuar se jemi në 20% humbje të energjisë, por po synojmë ta ulim në 16%.

Në një prononcim për mediat, Balluku tha se jemi në një kohë krize dhe nuk duhet të lejojmë vjedhje të energjisë, prandaj çdo vend do jetë i monitoruar nga task forca.

“Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.

Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *