Zv.kryeministrja Belinda Balluku nga Kuvendi tha se qeveria ka mbështetur dhe do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë për qytetarët, në lidhje me krizën energjetike.
Balluku ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për pamundësinë e pagesave të faturës së energjisë, ku theksoi se sot faturat paguhen më shumë ndryshe nga viti 2013.
“Është thënë se 40% e qytetarëve nuk paguajnë dot energjinë elektrike
Dua t’ju kujtojSE nga 2013 mblidhej vetëm 40% e faturave sot mblidhet në mënyrë totale. Fliten ndryshe pasi opozita kërkon të bëjë tym kot. Të gjithë e dimë, pasi kemi nisur një fushatë për eficencë energjetike. Kushtet përmes kondicionerëve kanë vështirësi ngrohje. Kanë përdorur një raport tjetër. Mbështetja që i jep qeveria personave në nevojë në lidhje me energjinë, i mbështet me mbi 20 milionë euro. Serbia 9 ml, Kosova 4.5 mln euro. Bazohuni vetëm në shifra. Shpenzimet për energjinë që pohon opozita nuk është e vërtetë. Kur binte shi dhe përmbytej Shqipëria, ju përsëri blinit energji. Ne kemi sërish shirat, ju bëni çfarë të doni. Thoni ç’të doni, në Shqipëri nuk do të aplikohen kufizime për energjinë, po i mbrojmë qytetarët pasi nuk kemi ndryshuar çmimet e energjisë”, tha ajo.