Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se në vendin tonë nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë ekektrike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balluku tha se furnizimi me energji në të gjithë Shqipërinë do të jetë i vazhdueshëm.
“Nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë. Furnizmi do të jetë i vazhdueshëm. Unë merrem me çdo rast kur ka ndërprerje të energjisë. Një nga synimet tona është të vazhdojmë të ulim humbjet teknike në rrjet duke përmirësuar dhe investimet në ato zona kur nuk kemi arritur të investojmë”, tha ajo.