Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mohuar se ka deklaruar që rrobat duhet të lahen me 30 gradë për të kursyer energji elektrike.
Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Balluku tha se bëhet fjalë për një spot i bërë nga ekspertët, ndërsa shtoi se është nxjerrë nga KESH e jo nga ministria.
“Më kanë bërë për të qeshur. Kur e kam thënë këtë gjë? E keni ju një video timen që unë kam dalë dhe u kam thënë qytetarëve që të lajnë rrobat me 30 gradë. Unë s’kam folur kurrë për larjen e rrobave. Unë nuk e kam thënë se mesa duhet të lahen rrobat, sepse nuk e di se sa harxhon lavatriçja. Spotin e ka nxjerrë KESH, jo ministria“, tha ajo.