Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe zv.kryemninistrja Belinda Balluku ndodhen në Elbasan pranë shkollës ‘Jorgji Dilo’ ku janë takuar me nxënësit në kuadër të nismës për kursimin e energjisë elektrike.
Balluku ka këshilluar nxënësit për të kursyer energji elektrike, ku tha se në të ardhmen në shkolla mund të shtohet një kurrikul lidhur me këtë të fundit.
“Ndiqni postimet e KESH për të parë se si mund të kurseni energji elektrike. Të gjithë institucionet janë të detyruara që të kenë një administrator që të kujdesen për kursimin e energjisë. Synimi është të ulim konsumin me 15%. Do përfshijmë në kurrikul të paktën për një orë mësim mbi energjinë. Mos e dëgjoni politikën pasi mundohet të përdor gjithçka për të dezinformuar por solidarizohuni. Populli shqiptar ka nevojë për energji në 24 orë”, tha ajo.