Qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë prezantuar sot autobusët e rinj që do ti shtohen transportit publik të qytetit, por Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës Belinda Balluku u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të automjeteve për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse me ato elektrike.
Balluku shtoi se qeveria stimulon taksa më të ulëta për këdo që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.