Rama ironizon Bashën: Lulzim, ti me shifrat ke problem fiziologjik, megjithëse Jorida ti jep si ‘balonë tabake’

Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputet e opozitës në foltoren e Kuvendit, ku madje bëri edhe ironi Bashën duke e cilësuar si një gramafon, që flet të njëjtën gjë.

Termi “balonë tabake” e përdorur nga kryeministri Edi Rama me ironi sot në Kuvend teksa fliste për buxhetin e vitit 2022, ka irrituar opozitën për shkak se u quajt fyerje për deputeten Jorida Tabaku.

Disa deputetë të opozitës kanë reaguar nga vendi pasi Rama tha:

Sa e ka Lulzim Serbia tvsh e imputeve bujqësore? Hajde thuaje këtu, hajde këtu ti që di Serbinë e Kosovën e Maqedoninë, hajde thuaje këtu ose pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat ty megjithëse ti jep si balonë tabake.

Ca ka? Balona tabake është më balona më e mirë se ka dhe tauke këtu mbushur me tauke. S’kam punë me mbiemrin këtu flas për balonat, skam lidhje me mbiemrat këtë e keni stil ju e mos më ndërprisni asnjë problem etik ska këtu.

Balonat janë objekte me të cilat kemiluajtur ka pasur tauke dhe tabake kshq është kompliment në një farë mënyrë nëse e merrni për persona unë s’kam idhje me personat fare.

Se jeni dhe partia që soli kapitalizmin në Shqipëri, jeni bërë fare mo jeni bërë si revizorët e komisionit të planit të shtetit të Enver Hoxhës”.

Sa i takon paralajmërimit që bëri kryedemokrati Lulzim Basha për votën kundër për buxhetin e vitit 2022, Rama ironizoi situatën brenda PD dhe tha se “as nesër ju nuk na ndalni dot se do ndalni njëri tjetrin aty”.

“E fundit është shifrat nuk janë opinione këto, aty i keni para syve kur flsini për buxhetin keni shumë të drejtë të kërkoni shumë më tepër se për këtë punë jeni këtu por e para duhet argumentuar ajo që kërkoni.
Problemi në fund për ju është që nuk hiqni dot asgjë, ju mund të votoni kundër por nuk frenoni dot asgjë në këtë rrugë kur ne nuk na ndalni dot ju, as dje, aS sot, nesër jo e jo, se tani shihni kush do ndalë njëri tjetrin aty te ju.

Ne kemi punën tonë e do vijojmë drejt, do e bëjmë Shqipërinë dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj s’do ua lëmë fëmijëve tanë e tuajët Shqipërinë që rrezikuat ta linit ju. Këto elegjitë me hiperbola hajde Lulëzim tani ora e gramafonit jepi fillo punën”.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, se ka probleme me shifrat. Rama ndau shifrat e tabelës së Eurostat, duke shtuar se varfëria në kohën kur PD ishte në pushtet ishte mbi 40%.

“Ditë tjetër nuk do ia vlente fare replika se është e njëtja pllakë gramafoni që rrotullohet. Sot ia vlen, së pari kjo është tabela e EUROSTAT, asnjë lidhje me qeverinë me masakrën zgjedhore, asnjë lidhje me PPP, dhe sipas saj, Shqipëria që e keni bërë rrogoz sa herë hapni gojën, në tabelën e renditjes për varfërinë e vitit 2019, sepse janë ato të dhëna, renditet jo me 50% e 60% varfëri, ka qënë në kohën tuaj që ishte mbi 40%. Renditet me një grup së bashku me Turqinë, 22.4, Letonia 22.9. Shqipëria, 23, Serbia është 23.2, pra pas vendit tonë, Mali i Zi 24.5, me shifrat e EUROSTAT, lulzim, ti me shifrat ke problem fiziologjik, ta kam thënë pse thua 50% të varfër, bëhu dhe vetë i varfër se nuk e ke problem të bësh sikur, po e vërteta është kjo. Sikur është e vërteta që shifrat dhe në kohën tuaj ishin në fund, dhe të armëmbajtjeve pa leje në stadium.”

“Pse me ndërprisni unë nuk e ndërpreva muzikën e gramafonit, siç respektoni gramafonin kur flet më respektoni dhe mua”, tha Rama.

Rama bëri edhe shumë kritika ndaj opozitës kur ka qenë në qeveri më parë duke thënë se e kanë lënë vendin në mjerim, të mbytur në plehra dhe pa shëndetësi, dhe sot kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ça do hiqnit që të shpëtonit të gjithë Shqipërinë? Do hiqni instrumentet për shëndetësinë? I hiqni ju  se ashtu e latë shëndetësinë në mjerim, ku latë me mijëra infeksione rrugëve për shkak të mungesës së sterilizimit. Dializën do hiqni? E hiqni ju se nuk e keni probleme. Plehrat? I hiqni ju se i lartë nuk ju bën përshtypje, do hiqni check up? Patjetër, është çështje civilizimi, jemi dy cilivizime të ndryshme në raport me parandalimin, ju njihni vetëm ec përpara e ndalo të tjetër”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *