Zgjedhja e Presidentit me katër raunde, kur në fund zgjidhet me 71 vota është paradoks, nëse do të bëjmë një krahasim me zgjedhjen e Avokatit të Popullit ku kërkohen 84 vota dhe kryetarin e KLSH-së.
Kështu u shpreh në studion e “Top Story”, të Sokol Ballës, ish presidenti Bamir Topi, i cili shtoi më tej se e gjithë loja për presidentin është bërë nga mazhoranca aktuale.
Topi tha se PD dhe PS asnjëherë nuk kanë qenë dakord për gjërat më madhore të vendit, ndërsa nuk ngurroi të thoshte se në këto momente e djathta është në krizë të thellë.