Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë “Zico SHA”.
Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër. Sakaq, vlen të theksohet se, sasia është gjetur në një magazinë në Vaqarr të Tiranës.
Magazina, ishte e mbushur me fruta të ndryshme dhe dogra u gjet brenda njërit nga kontejnerët që vinte nga Ekuadori.
Shoferi që shkoi për të marrë dërgesën e kontenierit me banane, deklaroi se iu bë pritë në rrugën e vjetër nga 4 persona të armatosur, teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar.
Sipas tij, ata kryen një kontroll për rreth 30 minuta ndërsa e kërcënuan dhe për këtë arsye ai nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn.
Kontenieri me banane vinte nga Ekuadori. Mes bananeve u gjetën të fshehura 119 kg kokainë. Shoferi Hasan Salihu dhe Marson Muratajaktualisht janë të arrestuar.
/Priza.al/