Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn. GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke nxjerrë nga qelia Selim Çekajn.
Kështu, GJKKO ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Çekajn, i cili kishte kërkuar lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore.
Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në konteinerin me banane të porositura prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/Priza.al/