Eldi Gëzim Xhelilaj është djali nga Vlora që në mes të Tiranës ngriti celulat e veta të vjedhjes me forex. Italianët, spanjollët, anglisht folësit, francezët e të tjerë qytetarë, u vodhën dhe zhvatën nga retentionat e Eldi Xhelilajt, për emrat e të cilëve do të flasim në vijim.
Vjedhjet që kaluan milionat e eurove, u kamufluan nëpërmjet disa kompanive si “Elite International Communications”, “ELITE INTERNATIONAL”, “KASH” si dhe në disa shoqeri të tjera që u hapën në emër të familjarëve të tij, por më pas u shitën, apo u kamufluan në emra të tjerë.
Nëpërmjet këtyre kompanive, Eldi Xhelilaj dhe banda e tij familjare jo vetëm pastrojnë miliona euro duke I bërë të ligjshme, por edhe I riinvestojnë në të tjera bisnese si agjenci udhëtimesh, agjenci imobiliare (tek e cila kamuflojnë si prona të agjencisë pronat e veta, apo edhe në emër të të tretëve) etj. Gjithashtu nëpërmjet nipteve dhe kompanive të tyre, familjarë të Eldi Xhelilajt kanë penetruar edhe tek ekspertiza në punë të ndryshme publike (do të flasim në vijim).
Banda e Eldi Xhelilajt ka siguruar falë lidhjeve familjare dhe pagesave marramëndëse të investojë dhe gëzojë pa u shqetësuar nga njeri, miliona euro të vjedhura.
Priza.al do të vijojë të publikojë pronat dhe investimet e bandës së Eldi Xhelilajt paçka çdo shantazhi dhe kërcenimi të mbërritur në emër të redaksisë sonë.
Priza. Al nuk do të ndalet vetëm me publikimin e fakteve dhe provave për bandën e Eldi Xhelilajt, por edhe do të depozitojë një padi penale ndaj bandës dhe drejtuesve të saj.