Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane në Villa di Briano. Karabinerët gjatë kontrollit që po bënin në rrugë arrestuan në flagrancë tre shqiptarët të cilët akuzohen për vjedhje, rezistencë ndaj zyrtarit të Policisë si dhe për shuma parash të pajustifikuara që i kishin me vete.
Në momentin që Policia ndërhyri njëri nga shqiptarët u arrestua menjëherë ndërsa dy të tjerët u munduan të arratiseshin por që u kapën nga policia dhe qytetarët pak metra më tutje në afërsi të fshatit.
Gjatë momentin të arrestimit atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kapuçë, doreza si dhe radiomarrëse të cilat janë të përshtatshme për vjedhje.
Vetëm falë ndërhyrjes në kohë të karabinierëve të Frignano -s me bashkëpunimin e shumë, qytetarëve, të cilët të lodhur nga këto episode të vazhdueshme dolën në rrugë për të ndjekur hajdutët, u bë e mundur të prishej një grabitje tjetër dhe të arrestoshin tre shqiptarët.
“Faleminderit si gjithmonë zonjës Francesco Di Chiara që ndërhyri në kohën e duhur për të ndaluar një nga tre hajdutët. Është gjithashtu detyra jonë të falënderojmë bashkëqytetarin tonë, karabinierin Luigi Phil Di Mauro, dhe rojet e sigurisë së institutit mbikëqyrës HERMES, kontributi i tyre në arrestimin e 3 kriminelëve është gjithashtu thelbësor”, tha kryebashkiaku i qytetit.
Hetimet e menjëhershme, të kryera pas marrjes së gjurmëve të gishtave, bënë të mundur konstatimin se ndaj një prej të arrestuarve ishte lëshua një urdhër kujdesi në datën 7 korrik 2022 nga gjyqtari hetues pranë gjykatës së zakonshme të Beneventos, pasi akuzohej për vjedhje në banesë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, krime të kryera në Paduli (Bn) dhe San Giorgio La Molara.