Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se banda e “Rilindjes” është armike e arsimimit të të rinjve shkodranë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Meta tha se në 14 maj të rinjtë shkodranë duhet t’i japin qeverisë mësimin e duhur. Më tej ai shton se Shkodra dhe Shqipëria u përkasin të rinjve.
“Të mos harrojmë universitetin ku është katandisur, ka degë që janë me dy studentë, që mbahen me sforco. Shkodra ka qenë një qendër shumë e rëndësishme e arsimimit”, thotë Meta në një video të ndarë krah postimit të tij.
Reagimi i Metës:
Banda e “Rilindjes” është armike e arsimimit, perspektivës dhe të ardhmes së të rinjve shkodranë.
Ndaj më 14 Maj, të rinjtë e Shkodrës do t’i japin mësimin e duhur.
Shkodra u përket të rinjve!
Shqipëria u përket të rinjve!