Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi të dënimit me 30 vite heqje lirie për Julian Sinanajn, pasi përfitoi nga statusi si dëshmitar i drejtësisë.
Dënimi i dhënë në mars të vitit 2017 nga ish-Apeli për krimet e rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë:
Genis Mëhillaj 10 vite burg
Albin Mexhaj 8 vite burg
Ilir Karçini 5 vite burg
Ndriçim Gjokona 8 vite burg
Marjon Mitro 8 vite burg
Gjykata pushoi çështjen për Andon Mëhillajn (i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm) pasi ai ndroi jetë në qeli në vitin 2020.
Anëtarë e grupit të cilësuar edhe si “banda e tritolit” vepronin në formën e grupit të strukturuar kriminal.