Dy minorenë grekë, vëlla dhe motër të 15 dhe 13 vjeç kanë rënë pre e dhunës së një grupi të rinjsh shqiptarë, të cilët pasi i kanë rrahur u kanë marrë edhe 200 euro.
Mediat greke raportojnë së ngjarja ka ndodhur në një park në Agios Dimitrios, ku 13-vjeçarja greke ishte duke biseduar me një shoqen e saj ndërkohë që është sulmuar nga një grup vajzash me origjinë shqiptare.
Në këtë moment në vendngjarje është afruar vëllai i 15-vjeçares për të qetësuar situatën por, vajzat shqiptare kanë kërkuar ndihmën e disa patriotëve të tyre aty pranë, të cilët pasi i kanë rrahur vëlla dhe motër u kanë marrë edhe 200 euro më pas janë larguar me shpejtësi.
Ngjarja, ka ndodhur në orën 20:30 të datës 28 tetor në Radio Park në Brahami.
Dy adoleshentët grekë janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore, dhe sapo kanë dalë nga spitali sëbashku me nënën e tyre kanë shkuar dhe kanë bërë denoncim në polici.