Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Itali, ku dhe janë arrestuar 11 persona.
Bëhet me dije se mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë, Sipas raportimit nga media italiane kreri i këtij grupi është Ergys Dashi, i cili u vra në janar të vitit 2022. Sakaq, të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 80 kg kokainë dhe 7 kg droge. Mësohet se droga kishte si destinacion Hollandën, Zvicrën , Gjermaninë dhe Sllovendinë.
Sekuestrohen 80 kg kokainë dhe 7 kg marihuana
Gjatë aktiviteteve, karabinierët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, duke arrestuar 8 korrierë që udhëtonin me makina të prodhuara posaçërisht dhe modifikuar në Slloveni.
Rrugët që në rastin e akuzës do të përdoreshin për furnizimin e lëndëve të paligjshme, janë (rruga atlantike për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën), të destinuara kryesisht për tregtim në veri të Italisë, në sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.
Me rëndësi parësore është fakti se, më 22 janar të kaluar, në një restorant në Guayaquil (Ekuador), u vra personi që besohej se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi, i qëlluar për vdekje në fytyrë nga dy të plumba. Hetimet nga Njësia e Torinos filluan në vitin 2017 me disa arrestime pas një aksioni në klube nate.
Kush ishte Ergys Dashi?
34-vjeçari Dashi rezulton të jetë vënë në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë që ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Vetë Dashi ishte një ‘kokat’ e kësaj bande. Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi e më pas shpërndahej në Itali. Për të komunikuar, ata përdornin karta ‘sim’ në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara në mënyrë që të mos përgjoheshin.
Nga 32 të arrestuar, 12 u dënuan me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Pas Italisë, siç duket, Dashi është lidhur me kartelet në Ekuador, ku dhe gjeti vdekjen. Nuk dihet ende se kush ishte ‘dega’ e kartelit që përfaqësonte Dashi në Shqipëri.