Rritja e temperaturave në vend duket se po krijon probleme për sa i përket zjarreve. Në Korçë raportohet se në lagjen 17, një banesë është përfshirë nga flakët. Nga informacionet e deri tanishme mësohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e një bombol gazi. Nga fotografitë e mbërritura në redaksi duken rrobat e djegura të familjes të cilat janë hedhur nga dritarja e apartamentit.
Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.