Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Çorovodë të Skraparit. Fatkeqësisht, flakët i kanë marrë jetën shtetasit me inicialet I.SH. i moshës 66-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, ai ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe flakëve.
Njoftimi i policisë:
Skrapar/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.