Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtës se kartëmonedhës euro nga falsifikimi.
Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë. Marrëveshja standardizon informacionin teknik ne funksion te përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit te kartëmonedhave euro në Shqipëri.
Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Evropë dhe jo vetëm.
Guvernatori Sejko vlerëson se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit, opinioneve dhe ekspertizës në fushën e falsifikimit të euros.
/Burimi: Banka e Shqipërisë/