Banka në krizë nuk i jepte paratë, libanezja futet e armatosur për t’i grabitur: Do të shpëtoj motrën nga kanceri

Një grua në Liban po shihet si heroinë nga populli i saj, pasi u fut në një bankë e armatosur për të grabitur paratë që në fakt i kishte të sajat. Ajo tha se e ndërmori këtë veprim për të siguruar në këtë mënyrë para për të motrën që kishte sëmurë, ndërsa autoritet e kanë shpallur në kërkim.

Sipas nbcnews.com, paundi libanez ka rënë gjatë tre viteve të fundit, duke rezultuar në kufizime në banka dhe qytetarët tani lejohen të tërheqin vetëm deri në 800 dollarë në muaj.

Kështu Sally Hafez hyri në bankë dhe tha se donte të merrte para që ishin të sajat, në mënyrë që t’ia jepte motrës së saj, e cila është në spital me kancer.

“Unë jam Sally Hafez, kam ardhur sot për të rikuperuar paratë e motrës sime që po vdes në spital”, tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale. Njëkohësisht ajo tha se “nuk ishte aty për të vrarë e as për të vënë zjarr… Jam këtu për të kërkuar atë që më takon”, theksoi ajo.

Gjithashtu, në një intervistë që dha për një media lokale pas veprimit të saj, Sally Hafez thotë se mori rreth 13,000 nga depozitat 20,000 euro të familjes së saj në bankë. Shpenzimet mjekësore të motrës së saj arrijnë në 50 mijë euro, sqaron ajo.

Sipas një korrespondenti të AFP në terren, benzina ishte derdhur në vendngjarje dhe një pistoletë u gjet në tokë. Sally Hafez shprehet se ishte një lodër plastike e marrë hua nga nipi i saj.

Sally dhe bashkëpunëtorët e saj të dyshuar arritën të arratiseshin përmes një dritareje përpara se të arrinte siguria. Grabitja zgjati më pak se një orë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *