Stabilizimi i inflacionit gjatë muajve të parë të këtij viti, është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të mos marë më vendime për rritjen e normës bazë të interesit.
Ky është një lajm pozitiv për ata qytetarë që kanë kredi në lekë pasi nuk do t’i rriten shpenzimet për këstet mujore.
Drejtori i departamentit të politikave Monetare Erald Themeli shprehet se në muajt në vijim parashikohet të vijoj rënia e inflacionit.
Sipas Bankës së Shqipërisë forcimi i lekut ka dhënë efekte shumë të forta në uljen e inflacionit.
Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 110 lekë duke prekur nivelin më të ulët të regjistruar së fundmi.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këtë nivel normal dhe të ndikuar nga faktorë ekonomike.
Në muajt në vijim një trend i forcimit të lekut mund të vijoj si pasojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve gjatë verës.