Bankat e huaja paralajmërojnë largimin, por edhe dëmshpërblim në arbitrazh

Kryeministri Rama takohet me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, duke u kërkuar që t’u jepet fund radhëve dhe shërbimet të bëhen nëpërmjet platformës e-Albania dhe serverëve qeveritare të AKSHI-it.

Reagojnë, Eduard Halimi: T’i kërkosh bankave ndërkombëtare që t’i besojnë të dhënat personale dhe paratë e qytetarëve tek “patronazhistët” e Partisë është kriminale. Prof. Fuga: Kush nuk ka internet të hiqet edhe nga gjendja civile!

 

 

 

Bankat ndërkombëtare paralajmërojnë largimin nga Shqipëria, klientët shqiptar mbylljen e llogarive

 

Ironia dhe trillimi u konstatua në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit e bankave, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri për shërbimet online, i shoqëruar nga Guvernatori Sejko, që në fillim të fjalës së tij, u rrëfeu bankierëve, a thua se ishte me ministren Manastirliu në spitalet obsetro-gjinekologjike, duke u treguar bankierëve se dhimbja për kredinë është njëlloj si dhimbjet e lindjes së nënave. Nuk po e zgjasim dashamirësinë e tij për gratë dhe nënat, por besoj se ky krahasim ishte një lajthitje në objektiv, aq sa la të çuditur edhe vetë bankierët e thirrur nga kryeministri, çka u vu re prej tij kur u tërhoq nga ky krahasim, duke u munduar ta “rregullonte” duke thënë se unë nuk i kam provuar dhimbjet ?! Qëllimi i këtij takimi nga ana e kreut të qeverisë kishte të bënte me ofertën e këtij të fundit, që sistemi banker të përdorte si server E-Albania. E ndërkohë që Rama fliste për shpejtësinë e veprimeve dhe sigurinë, platforma e AKSHI-t, E-albania ishte jashtë jashtë shërbimit. Por kryeministri u përballë edhe me analizën logjike dhe profesionale të atyre që kanë paratë, apo kanë dalë garant për paratë e bizneseve, qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendase.Po si mundet që një kërkesë kaq e papërgjegjëshme t’u bëhej bankave, pavarësisht heshtjes së turpshme dhe tinzare të Guvernatorit të pranishëm, kur masakra me vjedhjen e të dhënave personale të pagave, tatimeve dhe automjeteve, sot po përdoret si rast unikal kudo në botë?! Rama u thotë Bankave aplikoni, që aktivitetet tuaj të kalojnë nëpërmjet platformës E-albania. Pra Bankat t’ja lënë në dorë të patronazhistëve të dhënat e qytetarëve , pasurinë e tyre dhe pasurinë e Bankës. Pra militantët e partisë pasi grabitën Shqipërinë të marrin edhe paratë e qytetarëve , por edhe të vetë oligarkëve të pasuruar nga PPP e qeverisë.

Mesa duket Soros dhe levat e tij në Tiranë pasi po grabisin Naftën. Minierat, Portet, Aeroportet, Vlerat Muzeale, Kalatë, Ujin, Bregdetin, HEC-et, Bukën etj., kërkon të marrë edhe paratë kesh. AKSH-i pasi i shpartallojë të dhënat, i nxori në rrugë të madhe, ua dha në dorë bandave, krimineleve, po kërkon të grabis edhe bankat ?! Kjo është çmenduri ! Dhe reagimi nuk ka munguar, pasi kompanitë qëndrore europiane dhe botërore sipas burimeve konfidenciale, kanë nisur reagimet e fuqishme duke orientuar avokatët për largimin e tyre dhe përgatitjen për në gjykatat ndërkombëtare , dhe klientët përgatiten të tërheqin paratë.

Bankat i kërkojnë Ramës, që na duhet marrëveshje mes palëve për pagesat, pra midis Bankës dhe entit që ofron shërbimin, kurse Rama flet ‘kodra pas bregut’, bashkë drejtoreshën e AKSH-it që duhej të ishte futur në burg. Një ditë do të shkojë drejt burgut për shitjen e të dhënave të institucionit. Këta ‘dy zonja’ se edhe veten e futi tek zonjat, kërkon me çdo kusht të fus kthetrat dhe të marrin të dhënat e bankave dhe drejtimin e tyre.

Prof. Artan Fuga: Kush nuk ka Internet në shtëpi, hiqet nga gjendja civile

Si është historia! Nga covid 19 përfituan rëndë industritë farmaceutike, farmacitë, laboratoret e analizave, tregftia online. Paret me grushta! Nga lufta në Ukrainë përfitojnë prodhuesit e armëve, furnizuesit me karburant dhe lëndë energjitike, etj. Paret me grushta! Fati është i drejtë, një herë ndihmoi të parët, një herë të dytët! Njëherë mos i mbetej qejfi industrisë online, njëherë mos i hahej haka industrisë offline, raw industry!!! Ka lezet si i sjell rastësia punët!

Kurse ne konsumatorët e pësuam dy herë, njëherë kur u kënaqën të parët, dhe herën e dytë kur u kënaqën të dytët. Por të paktën certifikatat e gjendjes civile do t’i kemi online! Kush nuk ka internet në shtëpi, hiqet nga gjendja civile, po ashtu edhe ata që nuk kanë kompjuter etj.

Të gjitha shërbimet online, por e-Albania nuk punon!

Nga 1 maji janë mbyllur pjesa më e madhe e sporteleve të shërbimeve publike dhe është bërë kalimi i tyre online me qëllim përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit. Pothuajse çdo shërbim publik do të ofrohet online.Por, faqja e e-Albania, përmes së cilës do të ofrohen këto shërbime nuk është funksionale. U ankuan shumë biznese, që nuk po munden të kryejnë veprime, pasi nuk arrijnë të hapin faqen.Nga 1 maji, edhe Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar se shërbimet e saj do të ofrohen vetëm on-line. Edhe vërtetimet tatimore për tatimpaguesit dhe individët do të lëshohen me vulë online.Sipas Ministrisë së Financave, “janë 15 vendime të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat i referohen të gjithë procedurave që po ndryshojnë për ofrimin e shërbimeve online, pa sportele”.

Kryeministri Rama: Do i japim fund radhëve në banka për shërbimet, transporti me bileta online

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do t’i bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e shërbimeve siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Rama ka zbuluar se së shpejti do të nisë një fazë tjetër edhe me transportin publik ku nuk do të ketë më bileta letre. Çdo muaj shumë sipërmarrje për të paguar TVSH dhe sigurimet shoqërore të punonjësve. Një ritual që nuk ju vjen mirë as juve ta keni tek dera e bankës.Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo unë, sikur është radha e qumështit spo sportelet e deri djeshme që ishin një turp. Ndërkohë sot qytetarët kanë një lehtësi në e-albania, është normale të ankohen për bankat. E di që bankat për fitimin nuk njohin ‘nënë e babë’, por jo deri këtu.Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5-20% për cdo pagesë të kryer në sportel apo e banking dhe është e pamundur të përballojmë ankesat e qytetarëve që thonë, c’vlerë kanë shërbimet me shpejtësi në eAlbania dhe të rrimë në radhë në bankë. Çdo pagesë për një shërbim online, banka e njeh ditën e nesërme, në rastin më të mirë. Është shokuese që panorama e sotme është kjo që është ne kemi kursyen me laps në dorë 7.1 mln euro për të marrë një cope letër, dhe cfarë ishin deri dje certifikata, dëshmia e penalitetit, apo dokumente të tjera me lekë, sot janë eleminuar dhe është moment që bashkarisht të ngrini grupin e punës, dhe duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht, dhe mbetet ai stresi që kur ulen për kredi, dhimbjet janë si të lindjes në maternitet, thonë se unë s’e kam bërë ndonjëherë.“- tha Rama.

Eduard Halimi : T’i kërkosh bankave ndërkombëtare që t’i besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është kriminale

Ish deputeti i PD-së Eduard Halimi, shprehet se patronazhistët, publikimi i të dhënave personave, si pagat e targat e automjeteve, mbeten krime të pandëshkuara.Referuar deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, Halimi shkruan se Shqipëria është kthyer në një “banana republic”. “Ti kërkosh bankave të ndjekin shembullin e një “ banana republic” me të dhënat personale

-Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale që qytetarët ai besuan qeverisë tek e-albania, qeveria ua dha “patronazhistëve” dhe Partia i përdori për shantazh për të fituar zgjedhjet!- Është fakt se ky krim shtetëror i padëgjuar në mbarë botën jo vetëm nuk u ndërshkua por u përgëzua nga lideri sikur të ishim “banana republic”- Është fakt se përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale mbi pagat apo targat që qytetarët ia besuam qeverisë, u shpërndanë masivisht kurrë nuk u ndërshkua!- Është fakt se të vetmet të dhëna personale që nuk janë keqpërdorur deri më sot janë të dhënat bankare të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare të bankave mëmë!- Ti kërkosh bankave ndërkombëtare që ti besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është po aq kriminale sa shpërndarja e të dhënave patronazhistëve!P.S : Nëse e ke kaq për zemër digitalizimin të zbatojë ligjin që e ke miratuar para 2 vjetësh për emrat e pronarëve përfitues të kompanive “ofshore “ që ka ndonjë bankë në ishujt Cajman apo kompanive që marrin koncesione qeveritare!- Është shumë më e thjeshtë të zbatosh ligjet që ke miratuar vetë sesa të kërkosh bankave që të shkelin ligjet ndërkombëtare të kompanive mëmë!”- Është e pakuptimtë që tu kërkosh bankave bija në Shqipëri të ndjekin modelin e një “banana republic” që kemi ndërtuar me “sukses” të plotë këtu!-Krime ende të pandëshkuara, patronazhistët/pagat/targat!/gazeta telegraf

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *