Bankat, fitime marramendëse/ Ekspertët: Kursimet e shqiptarëve vlerësohen pak! Kreditë shtrenjtohen!

Bankat janë në rrugë për të thyer rekordin e vitit të mëparshëm sa i përket fitimeve të tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar fitimet u rritën me 65% në krahasim me një vit më parë në vlerën e mbi 3.7 miliardë lekë ose 35.6 milionë euro fitim.

Sipas ekspertëve bankat po përfitojnë mbi normalen e tregut për shkak të disa faktorëve

Dhe ndërsa fitimet rriten gjithnjë e më shumë edhe kostot për kredinë vijojnë të jenë të larta. Ekspertët shprehen se tregut i mungon konkurrenca efektive.

“Autoriteti Konkurrencës duhet të shikojë nëse kemi vërtet një treg oligopol në tregun bankar pasi shikojmë që me rritjen e depozitave, pra me rritjen e disponueshmërisë së parave nuk kemi ulje të kostove të kredisë, edhe pse ato i referohen normave të interesit. Bankat tona kanë edhe një qasje tregtare, pra nuk janë banka investimi dhe zhvillimi, kjo i frenon sadopak tendencat e një banke për tu bërë më e pranishme në treg”, shpjegoi Gjokutaj.

Vitin e kaluar sektori bankar regjistroi nivelin rekord të 32.5 miliardë lekë ose rreth 315 milionë euro fitime, që erdhën kryesisht nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *