Një 36-vjeçare, banuese në Londër është ndaluar për kontroll nga policia Kufitare e Rinasit pasi u gjet me 10.200 paund të padeklaruara. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, i’u gjetën paratë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia kufitare e Rinasit ka ndaluar një qytetare për kontroll ditën e sotme dhe kanë kuptuar se ka tentuar të hynte në Shqipëri, pa deklaruar shumën e madhe të parave që mbante me vete.
Gruaja me inicialet, N.M., 36 vjeçe, e cila banonte në Londër, kishte në çantën e saj 10 mijë e 200 Paund, por ajo është ndaluar menjëherë pasi nga policia kufitare dhe agjentët doganor u pretendua se “nuk i kishte deklaruar sipas rregullave në kufi”.
Njoftimi i policisë:
“Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetase. Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
/Priza.al/