Banorët brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ ndezën mbrëmë qirinj dhe shprehën ngushëllime për familjen e të ndjerit Pal Kola, roja i sigurisë që u vra gjatë sulmit me armë drejt Top Channel. Teksa të gjithë qëndronin në këmbë, Deamishel zgjodhi të mbante fjalën, por mesa duket nuk e kishte menduar mirë.
Ajo u shpreh gabim pasi në vend që të thoshte ‘shprehim ngushëllim’, tha ‘i urojmë ngushëllime’.
“Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që humbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë. Ishte ngjarje terroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Deamishel.
Nuk është hera e parë që Deamishel bën gafa të tilla. Në një sfidë, ajo tha se ka dalë me rezultate të shkëlqyera në shkollë por bëri gabimin e rëndë me ditëlindjen e Skënderbeut që sipas saj lindi në 1956 por në fakt, heroi ynë kombëtar ka lindur në 1405.