Banorët e zonës së Bërxullës futen brenda Hipotekës dhe i shkojnë në zyrë Dallëndyshe Bicit: Kërkojmë certifikimin e pronave
Banorët e zonës së Bërxullës janë futur brenda ambienteve të Kadastrës duke iu drejtuar zyrës së Dallëndyshe Bicit. Pak më parë ata zhvilluan edhe një protestë përpara kësaj godine.
Njëri nga banorët është shprehur se nga Bici kërkojnë certifikimin sa më parë të banesave.
“Kërkojmë të drejtën e certifikimit të pronës. Do të kërkojmë pse po vonohen procedurat. ARRSH ka sjellë një shkresë këtu për të mos bërë certifikimin e banesave. Kjo shkresë duhet të hidhet poshtë dhe të zbatohet ligji.
“13 hektarë tokë dhe 22 banesa, të cilat nuk janë legalizuar për shkak të korrupsionit. Nuk ka asnjë lloj shkelje në ndërtimin e tyre. Këtu ka çmenduri nga më të ndryshmet, certifikohet prona, dhe nuk certifikohet trualli i banesës. Ku rri banesa, rri në ajër?!” – tha një prej banorëve.