Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.
“Do vdesim në pronat tona. Le të na bëjnë lapidar. Ne banorët po i themi, ndaç shteti ndaç policët që përdoren mish për tokë. Po iu themi që do bëhem kriminelë këtu, kush na prek tokën do bëhet kufomë këtu! Këtu bëhet vepër kriminale për çdo gjë, çdo minutë.