Banorët e Bërxullës janë takuar mëngjesin e sotëm me drejtorin e zyrës rajonale të Kadastrës në Vorë. Në një deklaratë për mediat ata u shprehën se kanë marrë garanci për legalizimin e pronave dhe banesave të tyre.
Banorët kanë bërë me dije se tashmë problemin e kanë me Ministrinë e Infrastrukturës, për projektin e rrugës, ‘pasi nuk është bërë transparencë në lidhje me mbikalimet dhe nënkalimet që do të bëhen’.
“Nga takimi që kishim me drejtorin e zyrës rajonale të Kadastrës, ishte i frytshëm. Pronat që kanë bërë aplikim qoftë banesat për legalizim që janë në zyrat e hipotekës do të certifikohem.
Dhe ato që nuk kanë bërë akoma aplikim janë në kohë për të aplikuar. Tani problemi jonë është me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin e rrugës. Nuk i dalin llogaritë që kanë bërë as për mbikalim, as për nënkalim”, deklaroi njëri prej banorëve.