Banorët e pallatit 903, në lagjen 7 në Durrës kanë filluar protestat ditën e sotme. Këta të fundit pretendojnë se pallati i tyre është marrë për riforcim pas statusit DS4 nga Instituti i Ndërtimit.
Ata e konsiderojnë këtë situatë të pazakontë, sepse firma ka marrë përsipër riforcimin e këtij pallati, ndërkohë që kolonat janë mbi ujë.
“Unë jam në katin e dytë e di që është DS4 , një pjesë e banorëve kanë marrë DS2. Bashkia thotë që ka fonde vetëm për katin e parë. Me ligj DS4 e bën bashkia, shtëpinë duhet ta bëjë. Pallati ka çarje themeli në akt ekspertize, nga Instituti i Ndërtimit është bërë vetëm 1”, tha banorja.