Banorët e Fushë-Mamurrasit dalin në protestë, kundërshtojnë punimet në rrugë

Banorët e fshatit Fushë-Mamurras kanë protestuar ditë e sotme, pranë rrugës e cila prej disa ditësh kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj.

Punimet kanë nisur, por asnjë tabelë sinjalizuese nuk është vënë, ndaj dhe banorët i druhen faktit se punimet nuk kanë nisur sipas parametrave të duhura.

Një nga banorët që ka dalë në protestë është edhe Kasem Meta, i cili është shprehur se edhe pse është socialist kjo nuk gjë nuk është e drejtë.

“Unë jam socialist, por kjo nuk është aspak e drejtë. Kryetarja e bashkisë Majlinda Cara duhet të interesohet pë proçesin e kryerjes së punimeve, ose ajo po përvetëson ato pak fonde në riksontruksionin e rrugës”, tha Kasem Mema

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *