Me reshjet e dendura të shiut dhe paralajmërimet e mundshme, në zonën e Obotit në Shkodër është rikthyer frika.
Banorët i kanë shpresat tek moti ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të kenë kujdes me menaxhimin e situatës në hidrocentrale. Në çdo shtëpi është bërë gati varka, për të përballuar dimrin.
Sivjet, pjesa më e madhe e fermerëve i kanë lënë tokat e pambjella për shkak të përmbytjeve, ndërsa Gregor Pema ka vendosur të rrezikojë duke kultivuar pemë dekorative.
Këtë herë në rolin e kryeplakut të fshatit ai tregon se si Oboti braktiset çdo dimër.
/Burimi: TCH/