Luizi dhe Olta të cilët u zgjodhën lider të dy grupeve, në lojën me litar që ishte zhvilluar më parë, sot kishin një mision tjetër nga “Vëllai i Madh’ Ata duhet të bindnin të gjithë banorët që të hidheshin në pishinë, duke sajuar arsye të ndryshme dhe nëse kjo ndodhte atyre iu hiqej imunitetit. Pa diskutim që sfidat janë krijuar për Oltën dhe Luizin dhe dinë t’ia dalin me sukses. Synimi i tyre ishte që banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi dhe Ermiona të laheshin në pishinë.
Luizi u tha banorëve të hidhen për pavarësinë e Kosovës, duke qenë se sot festoi 15-vjetorin si shtet i pavarur. Në fakt, të dy ata ia arritën qëllimit dhe të gjithë banorët u hodhën në pishinë.
Ata nuk ishin në dijeni të misionit të tyre dhe kanë qenë vetë Luizi dhe Olta ata që ia kanë komunikuar ‘detyrën’ e dhënë nga “Vëllai i Madh.” Në fund ata i informuan banorët se “prej tani e në vijim nuk kanë më imunitet dhe janë të nominueshëm.”
Së fundmi shtëpia po “zien” nga Zarfi i kuq që ka arritur nbë favor të Olta Gixharit. Aktorja fitoi një lojë ditën e djeshme, përballë Luizit, dhe do të ketë një avantazh gjatë Prime-it të nesërm.