Banorët e qytetit të Rubrikut kanë dalë në protestë, pas bllokimit të hyrjes në anën lindore ku kërkojnë hapjen e rrugës.
Protesta e tyre po mbahet në rrugën e kombit, ku qytetarët janë shprehur të revoltuar se greva do vazhdojë.
Sipas tyre bllokimi i hyrjes lindore bën që ata të vijnë vërdallë nëpër qytet duke përshkuar 5 km më shumë për të shkuar në banesat e tyre.
Ka qenë e gabuar. Ke shkolla ke çerdhe dhe ne na duhet të bëjmë 5 km për të dalë te shtëpia. Unë të bëj 5 km të bie nëpër qytet që të shkoj në shtëpinë time, nuk bëhet. Vendimin e ka marrë ai përgjegjësi i autostradës. Kemi dalë në grevë për të hapur hyrjen”, tha një prej protestuesve.