I janë drejtuar ditën e sotme IKMT-së, banorët e Laprakës dhe Paskuqanit në lidhje me atë çfarë po ndodh me banesat e tyre.
Burimet për median bëjnë me dije se një prej inspektorëve i ka kërkuar banorëve të lirojnë banesat e tyre, pasi në të kundërt do të marrin gjobën prej 20 mijë euro. Ndërkohë një prej banorëve të Laprakës deklaron se në telefonin e tij i ka ardhur kërcënim nga shteti për të mos marrë pjesë në protestë.
“Më ka ardhur kërcënim në telefon, nga një person i shtetit. Kishte fjalë fyese, mos dil në protestë. Nuk do e lexoj mesazhin”, shprehet ai.
Sakaq, banorët kanë tentuar edhe të futen brenda ambienteve të institucionit për të folur me përfaqësuesin e IKMT-së, por nuk u pritën nga askush .