Banori i BBV bën deklaratën e fortë: Të gjithë janë paguar për të qëndruar në shtëpi

Është diskutuar shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e formateve si Big Brother VIP paguhen, madje në shumë raste kanë dalë edhe shifra të mundshme që ata marrin.

Por, ndonëse asnjëherë nuk kishte një konfirmim për këtë, së fundmi ka dhënë një përgjigje ish-konkurrenti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Bruno Pollogati.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai u shpreh se është paguar nga produksioni, pasi i la të gjitha obligimet pas për t’u bërë pjesë e BBVK.

“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artist dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, ka thënë Bruno.

Kujtojmë që edicionin i parë i BBVK mbajti finalen e madhe më 17 mars dhe fituese i saj i shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.

Ndërkohë, katër finalistët e tjetër të shtëpisë së famshme ishin Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *