Banori i ‘BBVK’ digjet në vendin intim, dërgohet menjëherë në spital

Një incident ka ndodhur pak kohë para nisjes së spektaklit ‘Prime’ në ‘Big Brother VIP Kosova’. Banori i shtëpisë, njëkohësisht edhe lideri, Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në vendin intim.

Ngjarja ndodhi kur Artani ishte duke hekurosur një bluzë e cila po mbahej nga Blasta. Në një moment hekuri lëshoi avullin e nxehtë, duke djegur banorin.

Reperi reagoi menjëherë, duke vrapuar në tualet e më pas produksioni mori masa për dërgimin e tij në spital. Gjatë Prime-t të mbrëmshëm u bë e ditur se Blasta është në gjendje të mirë shëndetësore e se do rikthehet në “BBVK”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *