“Big Brother” kishte përgatitur një surprizë për Monikën, duke i sjellë në dhomën e surprizave 3 djem masazhatorë. Me t’i parë Monika u lumturua pasi kishte kaq kohë që e kërkonte këtë.
Aktorja nuk ngurroi të zhvishej për të shijuar masazhin ndërsa ky moment u shoqërua me të qeshura.
“O Zot nuk më besohet”, tha Arbana duke qeshur dhe vuri duart në kokë ndërsa Monika vazhdoi të shijonte mbrëmjen dhe falenderoi për këtë surprizë.
Mesaduket kjo surprizë kaq e këndshme ishte e kërkuar nga ana e Monikës me kohë por ‘Vëllai i Madh’ vendosi që ta surprizonte ate mbrëmjen e shkuar.
Të gjithë banorët u habitën nga reagimi që Monika bëri menjëherë pasi i pa djemtë muskulozë dhe të palestruar mjaft mirë.
Gjatë gjithë kohës ajo falenderonte ‘BBV’ për këtë surprizë të mrekullueshme pasi e kishte dashur kaq shumë këtë mënyrë të shijuarit brenda në shtëpi.
Përveç saj edhe pjesa tjetër e banorëve patën mundësinë për ta parë dhe shijuar njëkohësisht spektaklin që dhuruan.
Nën tingujt e muzikës dhe kërcimit joshës të gjithë e shijuan këtë surprizë të këndshme.
/Priza.al/