Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka folur në parlament në lidhje me barazinë gjinore.
Çollaku tha se nuk mund të flitet për këtë të fundit, kur ka ende qytete që gratë nuk kanë gjinekolog në spital.
“Në Burrel, gratë nuk kanë gjinekolog. Duhet të shkojnë deri në Lezhë. Aty nuk ka rrugë, jo më asfalt. Gratë punojnë tokën për të mbijetuar. Nuk jemi kundërr respekti të qenies njerëzore, por këtu ka propagandë. Do paguhet çdo gjë nga taksat e qytetarëve. Ato kanë më tepër nevojë për ujë, rrugë dhe mjek”, tha ai.