Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka pohuar këtë të enjte se kamerat e Kuvendit fokusojnë vetullat dhe sytë e zonjave të parlamentit.
Açka tha se në Kuvend ka shumë seksizëm dhe aspak barazi gjinore.
“Ajo që më bie në sy është se kur po flasim për barazi gjinore, pjesa më e madhe është femra këtu tani. Më duket e pahijshme, nëse ka një vend që ka seksizëm është parlamenti shqiptar. Ndiqni kamerat, pjesa më e madhe merren me vetullat dhe sytë e zonjave të parlamentit kur duhet të merren me pamjet e plota. Sidomos kur zonjat janë të hijshme, kamerat fokusohen dhe më shumë”, tha ajo.