Europa League zhvilloi sonte ndeshjet e xhiros së katërt të grupeve.Lazio barazoi 2-2 në shtëpi, ndaj Sturm Graz.Pjesa e parë do dhuronte spektakël të jashtëzakonshëm. Ciro Immobile do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi mposhti portierin kundërshtar. Ekipi i Sarrit mbetet me një futbollist më pak, pasi Lazzari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
Në inferitet numerik, italianët e pësojnë me Boving. Lazio merr përsëri avantazhin, këtë herë me “Pedron” (72’). Sërish Boving tregoi që ishte në një natë të mirë sonte, duke vulosur përfundimisht shifrat në 2-2. Titullar ishte edhe Elseid Hysaj, i cili luajti 90 minuta.
Manchester United ka fituar me vështirësi 1-0 në shtëpi ndaj Omionas. Goli i fitores do vinte vetëm në shtesë, me McTominay. Me këtë rezultat, “Djajtë e kuq” janë në vendin e dytë me 9 pikë.