Barcelona për të dytin vit radhasi nuk ia doli dot të vazhdonte rrugëtimin e saj në Champions League, teksa këtë vit u eliminua që në fazën e grupeve.
Një zhgënjim në kampin katalanas, me Xavi hernandez që edhe pse ia doi të fitonte 4-2 ndaj Plzen përsëri nuk mjaftoi për të siguruar një biletë për 1/8 e Champions, ndërsa tashmë do të duhet të garojnë në Europa League. Në një deklaratë për “Movistar” pas triumfit të mbrëmjes së djeshme, tekniku blaugran aka theksuar se tashmë të tijtë do të bëjnë maksimumin për të fituar trofeun e këtij kompeticioni.
“Jam i kënaqur me disa gjëra, po jo edhe më shumë të tjera. Viktoria Plzen e bëri një lojë me intensitet të lartë, krijuan më shumë raste. Ishim të mirë, por vuajtëm shumë, mbi të gjitha në mbrojtje. E kishim një eksperiencë negative. E kishim kualifikimin në mes të duarve tona. E bëmë një lojë të mirë në Munich, por pa përfituar asgjë. Championsi është kështu, fatkeqësisht. E njëjta gjë ndodhi edhe në Milano dhe kjo gjë na i vështirësoi punët.
“Europa League? Tash objektiv yni është të shkojmë deri në finale dhe ta fitojmë atë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.