Trajneri i Barcelonës Ksavi Hernandes ka festuar si i çmendur mbas golit në minutën e 92-të i realizuar nga sulmuesi Luk de Jong në ndeshjen e mbrëmshme përballë Levantes duke i dhënë kështu 3 pikë të arta dhe suksesin e 7 radhazi ne kampionat ekipit te tij. Por mbas ndeshjes ish-mesfushori ka pranuar se paraqitja e Barçës ka qënë larg pritshmërive të tij, sidomos në pjesën e parë të lojës.
“Kemi luajtur keq në pjesën e parë, dukeshim të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht. Mendoj se dhe lodhja e së enjtes në Europë ka ndikuar.
Por në pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë. Mund ta kishim mbyllur takimin më parë, por kemi ndërlikuar gjithçka. Por për fat na ka dhënë një dorë Luk de Jong, një profesionit i shkëlqyer që e meriton. Këto ishin tri pikë të arta”, është shprehur gjatë një interviste ish-mesfushori i Barcelonës.