Telashe për Barcelonën nuk kanë fund. Mesfushori Pedri nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës katalanase për shkak të problemeve me kofshën e majtë. Futbollisti do t’i mungojë Barcelonës për tre javët e ardhshme.
Çdo futbollist mund të rikthehej më shpejt, por jo Pedri që luajti gjithë verën si në Euro 2020 ashtu edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020. AS raporton se plani fillestar i Barçës për rikuperimin e Pedrit ishte që ai të stërvitej dhjetë herë me grupin para se të luante në një ndeshje zyrtare.
Ekipi mjekësor i Barcelonës lejoi Koeman të përfshijë Pedrin në listë pasi përfundoi vetëm tre seanca. E vërteta është se Pedri donte të luante kundër Benficas dhe Barcelona e pagoi atë me një humbje poshtëruese 3-0 dhe me dëmtimin e Pedrit.
/Priza.al/