Një ndeshje plot emocion dhe tension të lartë ka qenë ajo ndërmjet Barcelonës dhe Espanyol, ditën e sotme. Sfida e luajtur në “Camp Nou” përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që dy skuadrat katalanase e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë.
Arbitri Lahoz akordoi 16 kartonë në total, dy prej tyre të kuq. Jordi Alba i Barcelonës u ndëshkua në minutën e 78, ndërsa Vinicius Soza u detyrua të lërë lojën në të 80-ën minutë. Kartoni i kuq për Cabreran u anulua me ndihmën e VAR-it.
Marcos Alonso zhbllokoi takimin në minutën e 7’ duke kaluar në avantazh Barçën, por një penallti riktheu baraspeshën në minutën 73’.
Barcelona rriti presionin, por portieri Alvaro Fernandez kreu pritje fantastike ndaj Christensen dhe Lewandowskit, duke i dhuruar një pikë të artë ekipit të tij. Pas javës së 15-të, Barcelona qëndron në krye të La Liga-s me 38 pikë, aq pikë sa edhe Real Madrid por katalanasit kanë golavarazh më të mirë.