Barcelona në ‘dëshpërim’, tenton të sjell në ‘Camp Nou’ sulmuesin e Manchesterit

Barcelona kërkon të përmirësojë diçka në ekip pas një vere dramatike. Largimi i Messit, borxhet dhe bilancet po e shpërfyryrojnë ekipin katalanas deri në pikën që i kërkon lojtarëve të pranojnë uljen e pagave.

Objektivi më i fundit është transferimi i Edison Cavanit nga Manchester United. Duket si e pamundur, por Barcelonës i duhet një sulmues kryesor që ka eksperiencë dhe shënon gola, teksa Cavanit me transferimin e Ronaldos në “Old Trafford’’ i janë mbyllur shanset e formacionit.

Nga ana tjetër Barcelona ka larguar Ilaix Moriba drejt Leipzig për 15-20 milion euro ndërsa Pjaniç duket se do të mbetet blaugran.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *