Barcelona është duke kaluar një moment ‘magjik’, me asnjë humbje të shënuar që pas disfatës 0 me 3, përballë Bayern Munich në Uefa Champions League. Me këto performanca Xavi duket se ka bërë për vete bordin drejtues të “blaugranave”, por dhe skuadrën e tij, ku harmonia që ka vendosur tekniku 43-vjeçar, duket dhe në fushën e lojës.
Për këtë arsye, Presidenti i “katalanasve”, Joan Laporta ka deklaruar ditën e sotme gatishmërinë e klubit, për të kryer të gjitha transferimet e nevojshme, që kërkon ish-lideri i mesfushës së Barçës.
“Ne jemi të gatshëm të plotësojmë nevojat e Xavi. Nuk do të jetë e nevojshme të shiten lojtarë për të regjistruar të ardhurit. Kemi zgjidhje të tjera”,– ështe shprehur Presidenti Laporta.